E rëndë! 60-vjeçari i jep fund jetës në Shkodër duke u vetëhelmuar!

Aktualitet

E rëndë! 60-vjeçari i jep fund jetës në Shkodër

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Shkodër pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese.

Mësohet se shtetasi M. D., banues në Muriqan, u transportua menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore por nuk ia ka dalë të mbijetojë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Sakaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për të dokumentuar plotësisht çështjen në aspektin ligjor.

ME TE LEXUARAT