Trump tërhiqet me 90 ditë nga tarifat, "çmendet" tregu i aksioneve!

Bota

Trump tërhiqet me 90 ditë nga tarifat, "çmendet"

Donald Trump njoftoi një pauzë 90-ditore të tarifave më të larta për dhjetëra vende por rriti taksat ndaj Kinës në 125. Tashmë do të ketë një tarifë universale prej 10% për mallrat e të gjitha vendeve, përveç Kinës

Ai thotë se norma më e lartë për Kinën është për shkak të "mungesës së respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore".

Më herët, Kina njoftoi një tarifë 84% për importet amerikane pasi Donald Trump vendosi një tarifë 104% për mallrat kineze që hyjnë në SHBA. Tregjet e aksioneve u rritën pasi Trump bëri njoftimin e tij, raporton BBC.

Në orën 13:26 sipas kohës lokale në New York, indeksët kryesorë të Wall Street-it shënuan rritje të konsiderueshme:

Dow Jones u rrit me 5.76%

S&P 500 u rrit me 6.46%

Nasdaq fitoi 8.04%

Me shpalljen e pezullimit të tarifave, investitorët reaguan pozitivisht, duke e risiguruar tregun dhe duke krijuar mundësi për rilindje ekonomike dhe stabilitet në pjesën më të madhe të industrive dhe kompanive amerikane.

"Kjo është një nga ditët më të mëdha në historinë ekonomike amerikane që kemi pasur," thotë Peter Navarro, këshilltari tregtar i Trump.

 

ME TE LEXUARAT