“Ishin ndarë së fundmi!”/ Vritet me thikë 33-vjeçarja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

Aktualitet

“Ishin ndarë së fundmi!”/ Vritet me thikë

Vijojnë hetimet për vrasjen e një kameriereje në Mulhouse të Francës.

Ngjarja ndodhi të shtunën e 22 tetorit. Mediat franceze raportojnë se në kërkim është shpallur ish-partneri i saj, një shtetas shqiptar. Viktima e një sulmi me thikë ishte një grua 33-vjeçare, e lindur në Gjeorgji dhe banuese në Mulhouse.


Sipas zhvillimeve të reja në hetim, viktima jetonte prej 3 vitesh me të dyshuarin, ndërsa ishin ndarë së fundmi. Zyra e prokurorit të Mulhouse deklaroi në njoftimin e saj për shtyp se viktima nuk kishte paraqitur asnjë ankesë apo raport policor.

Mediat raportojnë se autopsia e të resë do të kryhet sot në institutin mjeko-ligjor në Strasburg. Një hetim është hapur për vrasje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion