“Gëzo me engjëjt, Leandro!”/ Shkolla në zi për 17-vjeçarin që humbi jetën në aksident në Vlorë (FOTO)

Aktualitet

“Gëzo me engjëjt, Leandro!”/ Shkolla në zi për

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku një i mitur ka humbur jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 pas mesnate, kur 17-vjeçari Leandro Shametaj po udhëtonte me motorin e tij “Trinity” pas përfundimit të turnit të dytë në një lokal, ku punonte si kamerier.

Leandro po kthehej në shtëpi për të siguruar të ardhurat për familjen, kur udhëtimi i tij fatkeq ka marrë fund në mënyrë tragjike.

Gjyshi i Leandros ka shkuar në morg për të tërhequr trupin e pajetë të nipit, duke shprehur dhimbjen e tij të thellë.

Ai e kujton të riun si një djalë që punonte pa u ndalur për të ndihmuar familjen. “E vranë në rrugë… Ai ishte vetëm 17 vjeç,” ka deklaruar ai mes lotësh.

Ngjarja ka tronditur edhe komunitetin e shkollës ku Leandro ndiqte mësimet. Nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit kanë vendosur një pankartë jashtë shkollës me mesazhin “Gëzo me engjëjt, Leandro”, duke i shprehur ngushëllime dhe lamtumirë shokut të tyre të dashur.

“Gëzo me engjëjt, Leandro!”/ Shkolla në zi për

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion