"Ishin dy veta me motor", masakra me 2 të vdekur në Shkodër, zbardhet dëshmia e kamerieres së plagosur, DETAJI që zbuloi

Aktualitet

"Ishin dy veta me motor", masakra me 2 të vdekur në

Më shumë detaje mbi ngjarjen që tronditi Shkodrën paraditen e djeshme ku 2 persona u vranë me armë zjarri në një atentat ku shënjestër ishte Erogen Vaso, ka dhënë kamerierja që mbeti e plagosur.

Sipas dëshmisë së saj të dhënë në polici, autori mund të mos ketë qenë i vetëm, por i shoqëruar nga një person tjetër.

Kamerierja e cila punon në lokalin ku ndodhi ngjarja thotë se ka parë dy vetë mbi motor.

Shënjestër e atentatit ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç, allias Vaso, i cili është anëtar i fisit të Bajrit, vëllai i Denis Brajoviç (Bajri).

Nga atentati mbeti e plagosur edhe kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri. Ndërkohë, i vdekur mbeti Armando Pali, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç. Autori 29-vjeçar, Ragip Gila u vu në pranga.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion