Ish-kryetari i komunës ndërroi jetë në një aksident në Sarandë, në pranga drejtuesi i mjetit që u përfshi në përplasje

Aktualitet

Ish-kryetari i komunës ndërroi jetë në një aksident

Një 26-vjeçar me iniciale N.B. është vënë në prangat e policisë pasi u përfshi në përplasjen fatale mes dy mjeteve mëngjesin e sotëm në aksin Sarandë-Delvinë ku humbi jetën ish kryekomunari i Livadhjes, Irodhis Dalani.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spitalin e Sarandës, për të marrë mjekim. Ndërkohë disa orës pas ngjarjes Dalani ka humbur jetën gjatë kohës që po transportohej në Greqi, për mjekim më të specializuar.


Njoftimi i policisë

Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit”, në Delvinë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. D., 61 vjeç, banues së Sarandë, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N. B., 26 vjeç, banues në Delvinë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spitalin e Sarandës, për të marrë mjekim.

Disa orë pas aksidentit, shtetasi I. D. ka humbur jetën gjatë kohës që po transportohej në Greqi, për mjekim më të specializuar.

ME TE LEXUARAT