Ish- drejtori i RTSH kërkon lirinë: Nuk kam kryer asnjë shkelje të ligjit

Aktualitet

Ish- drejtori i RTSH kërkon lirinë: Nuk kam kryer asnjë shkelje

Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi ka depozituar në Apelin e GJKKO kërkesën për liri, pasi u la në burg, si i dyshuar për shpërdorim detyre. Kjo kërkesë është dorëzuar në Apel nga avokati i Gëllçit, Dorian Matlia, me argumentin se ish-drejtori i RTSH nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.

Po ashtu Gëllçi thotë në kërkesë se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, për shkak se vuan nga sëmundje që kërkojnë trajtim të veçantë dhe që nuk ofrohen në qelitë e paraburgimit. Ai ka paraqitur edhe raporte mjekësore që vërtetojnë sëmundjet nga të cilat ai vuan.

Gjatë seancës së kaluar në GJKKO, nëpërmjet avokatit të tij,Gëllçi deklaroi se e gjithë ngjarja është një inskenim dhe sipas tij gjithçka ka të bëjë me platformën për rikandidim. Gëllçi ka thënë se aktualisht është në gjyq me RTSH-në për shkarkimin e tij që e quaj të padrejtë.

Një tender në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së, ka çuar në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni. SPAK ka bërë arrestimin e tyre. 

Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH. Në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim. E ndërsa, Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi. /shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion