INSTAT: Bien aksidentet në qershor, por të rinjtë dominojnë në shifra

Aktualitet

INSTAT: Bien aksidentet në qershor, por të rinjtë dominojnë

Sipas të dhënave paraprake nga INSTAT, në muajin qershor 2025 janë regjistruar 107 aksidente rrugore, me 140 persona të aksidentuar, përfshirë të plagosur dhe viktima. Në total, për periudhën janar-qershor, aksidentet kanë rënë me 17.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Megjithë rënien, dominues në shkaktimin e aksidenteve mbeten drejtuesit e mjeteve, që mbajnë përgjegjësi në 92.5% të rasteve. Ndërkohë, grupmosha që përfshihet më shumë në aksidente është ajo 25-34 vjeç, me 27.1% të rasteve gjithsej – një sinjal i qartë për rrezikun që paraqesin të rinjtë në timon.

Sipas statistikave, dita me më shumë aksidente ka qenë e hëna (19.6%), ndërsa më e qeta ka rezultuar e marta (6.5%). Ora më problematike ka qenë harku kohor 19:00 – 24:00, ku ndodhin 22.4% e aksidenteve të muajit.

Të dhënat janë paraprake dhe pritet të përditësohen, por tendenca e qartë mbetet: kujdes i veçantë nga drejtuesit e rinj, sidomos në orët e mbrëmjes.

ME TE LEXUARAT