Akademia Ruse e Shkencave: Tërmeti 8.7 ballë në Kamchatka, më i fuqishmi që nga viti 1952

Bota

Akademia Ruse e Shkencave: Tërmeti 8.7 ballë në Kamchatka,

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.7 të shkallës Rihter goditi në orët e para të mëngjesit zonën pranë brigjeve të Oqeanit Paqësor në Gadishullin Kamchatka, duke u cilësuar si më i forti në këtë rajon që nga viti 1952.

Sipas degës së Kamchatkës të Shërbimit Gjeofizik të Akademisë Ruse të Shkencave, lëkundjet e fuqishme shkaktuan paralajmërime për cunami, jo vetëm për bregdetin rus, por edhe për disa shtete të tjera që kufizohen me Oqeanin Paqësor. Autoritetet janë në gatishmëri dhe janë shtuar masat për mbrojtjen civile në zonat e rrezikuara.

Ekspertët paralajmëruan se, për shkak të fuqisë së tërmetit, pritet një seri lëkundjesh pasuese të forta, me magnitudë që mund të arrijë deri në 7.5. Sipas Akademisë Ruse, këto lëkundje do të vazhdojnë për të paktën një muaj.

Aktualisht nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha materiale, por ekipet e emergjencës janë në terren për të vlerësuar situatën. Autoritetet po bëjnë apel për vigjilencë dhe ndjekje të udhëzimeve zyrtare në zonat bregdetare.

ME TE LEXUARAT