Moti sot, 30 Korrik 2025 – Shqipëria nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të lehta

Aktualitet

Moti sot, 30 Korrik 2025 – Shqipëria nën ndikimin e

Kjo e mërkurë sjell kushte të paqëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin. Vranësirat do të dominojnë kryesisht zonat e ultësirës perëndimore dhe ato malore.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët, veçanërisht në zonat verilindore dhe veriore. Nuk përjashtohen shira lokalë edhe në pjesën perëndimore gjatë mesditës.

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja, me një intensitet mesatar prej 8 m/s, por përgjatë bregdetit dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 17 m/s.

Deti do të jetë i qetë në përgjithësi, me valëzim të lehtë në nivelin 1-2 ballë.

ME TE LEXUARAT