IKMT rikthehet sërish në Theth, shemben 35 objekteve të tjera pa leje

IKMT është rikthyer sërish në Theth, për shembjen e 35 objekteve të tjera pa leje.
Dhjetëra forca policie bashkë me inspektorët e IKMT, IMT të bashkisë, forcat xhenio dhe fadroma kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit në fshatin turistik të Thethit duke vijuar aksionin e lënë në mes gjatë verës për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Fillimisht ndërhyrja ka nisur tek një objekt trekatësh i ngritur vitin e fundit.
Kjo godinë është vendosur që të shembet me eksploziv tritol për shkak të lartësisë dhe pamundësisë për ta shembur përmes fadromave.

Në total janë 8 objekte në listë që priten të shemben fillimisht, godina trekatëshe dhe 7 shtëpiza druri të ndërtuara pa leje për të cilat janë marrë vendimet përkatëse nga IMT.
Ky është aksioni i dytë i zhvilluar në këtë zonë, pas atij të muajit korrik, kur u prishën rreth 70 ndërtime të tjera.
Thethi, i shpallur park kombëtar dhe një ndër destinacionet kryesore turistike të veriut, është prej kohësh në vëmendjen e autoriteteve për shkak të ndërtimeve pa leje.

