I morën biznesmenit 6 mijë euro duke u hequr si zyrtarë, arrestohet autori i dytë! Ja çfarë iu gjet në banesë!

Policia arreston bashkëpunëtorin e dytë te skemës së mashtrimit të biznesmenit nga Lushnja të cilit i morën 6 mijë euro ne Tirane.
Në pranga ka rënë Arsen Matollari ndërsa policia sekuestrohen 4700 euro dhe automjeti me të cilin këta shtetas lëviznin.
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, falë dhe inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në vijim të operacionit policor “Unknown” bënë kapjen e ndalimin e Arsen Matollari, 32 vjeç, banues në Durrës.

Dy të shtetasit me iniciale A.M., i është sekuestruar po ashtu automjeti dje 4700 euro.
Njoftimi i policise:
"Vijon operacioni policor “Unknown”. Ishte shpallur në kërkim pasi sëbashku me një 26-vjeçar (i arrestuar ditën e djeshme) i morën 6000 euro një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohen 4700 euro dhe automjeti me të cilin këta shtetas lëviznin. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, falë dhe inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në vijim të operacionit policor “Unknown” bënë kapjen e ndalimin e shtetasit A. M., 32 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E. B (i arrestuar ditën e djeshme) kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. M., shërbimet e Policisë gjetën 4700 euro të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin me të cilin këta shtetas lëviznin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Sipas saj, Ervis Belollari dhe Arsen Matollari u shtirën sikur ishin zyrtarë vendor për të zhvatur para nga një një biznesmen të bimëve medicinale nga Lushnja.
Belollari i arrestuar një ditë më parë, fillimisht i mori këtij të fundit një shumë prej 6 mijë eurosh sikur të ishte kryetar i një bashkie, pa përmendur emër, ose të një zyrtari bashkie.
Në momentin që bizesmeni kuptoi që ishte mashtruar ai e kallëzoi këtë situatë në polici. Sipas tij, ata i thanë se kishin një problem shëndetësor në një prej spitaleve private në Tiranë dhe prandaj u duheshin lekët.
Por mashtruesit nuk u mjaftuan me kaq, ata kërkuan edhe 7 mijë euro të tjera. Pas këtij rasti policia nisi hetimet dhe bëri të mundur edhe kapjen e dy të rinjve.

