"Nëse e zgjidhni sërish do të humbisni Amerikën", edhe Ali Ahmeti kundër Kurtit në prag zgjedhjesh!

Kryetari i BDI-së, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka dhënë një mesazh të fortë kundër Albin Kurtit, një ditë para zgjedhjeve në Kosovë.
Gjithçka ka nisur nga deklarata e Kurtit se gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoni.
Ja çfarë mesazhi i dha Ahmeti sot qytetarëve të Kosovës:
"Kam pasur një shqetësim për ndërhyrjen e kryeministrit të Kosovës rreth gjuhës shqipe këtu në Maqedoninë e Veriut. Ndërhyrja e tij ishte e pabazë. Ishte dhe poshtëruese saqë më vinte me plas kur dëgjoja antishqiptarët më të mëdhenj duke thënë “ja kryeministri i Kosovës thotë që gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut”.
Gjuha shqipe është zyrtare dhe këtë e dokumenton marrëveshja e Ohrit, firmën e ka hedhure Amerika, Evropa. Nuk bëri mirë për këtë ndërhyrje kryeministri i Kosovës dhe për këtë kënaqësi ia dha antishqiptarëve këtu.
Më 9 shkurt në Kosovë ka zgjedhje. Të gjithë qytetarët e Kosovës e kanë ditën më të veçantë dhe më të rëndësishëm të tyre që më 9 shkurt të vendon ata me vullnetin e tyre duke e vulosur me votën e tyre. Që Kosovën të mos e lënë në pako me Rusinë dhe Bjellorusinë, që janë nën sanksione. Qytetarët e Kosovës kanë obligim moral dhe kombëtar që të mos harrojnë ndihmë e pazëvendësueshme Amerikës për çlirimin e Kosovës.
Pa vendimin e Amerikës dhe pa ndihëm e NATO-s, Kosova nuk do ishte çliruar. Për fat të keq, çdo ndërkombëtar që kam takuar këto dy vite janë të pakënaqur me qëndrimet politike të qeverisë së Kosovës. Politika që e ndanin, që nuk bashkëpunonin me SHBA, Europën dhe më NATO-n. Kjo është shprehur nga shumë përfaqësueses ndërkombëtar.
Unë këto pakënaqësi ua kam shprehur autoriteteve të Kosovës, pasi duhet të jetë në aleancë me SHBA, Europën dhe NATO. Kosova ndërkombëtarisht pa përkrahjen e tyre nuk mund të jetë anëtare e OKB-së dhe institucioneve të tjera. Më 9 shkurt qytetarët e kanë fatin e Kosovës në dorë. Unë kam detyrim moral që këtë mesazh ta dëgjojnë”, u shpreh ai.


