I vihet flaka gjatë natës autobusit në Kukës, policia në kërkim të autorit

Aktualitet

I vihet flaka gjatë natës autobusit në Kukës, policia

Një autobus në Kukës, është përfshirë nga flakët përgjatë orëve të natës, mbrëmjen e kaluar.

Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se autobusit i është hedhur benzinë, e më pas është përfshirë nga flakët. Mjeti është në pronësi të shtetasit R.H., 62-vjeç.

Sakaq, ende nuk dihet shkaku, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 30.09.2025, gjatë natës, në autobusin në pronësi të shtetasit R. H., 62 vjeç, banues në Tiranë, ka rënë zjarr, dyshohet nga hedhja e një sasie lënde djegëse benzinë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve“, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion