I presin rrugën dhe zbresin me vrap nga makina, policia e Tiranës arreston 39-vjeçarin e armatosur (VIDEO)

Aktualitet

I presin rrugën dhe zbresin me vrap nga makina, policia e Tiranës

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Poseduesi” dhe ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili qarkullonte me automjet i armatosur.

Policia njofton se gjatë operacionit në Rrugën e Dibrës, u ndalua automjeti që drejtonte shtetasi R. T. Në automjet u gjet 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, që posedohej pa leje, nga ky shtetas.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi R. T., 39 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Arma e zjarrit me krehër dhe fishekë, si dhe automjeti u sekuestruan nga policia. 

ME TE LEXUARAT