"I paparashikueshëm"/ Të dënuarit e 302-it marrin vendimin drastik për vrasësin serial të grave

Aktualitet

"I paparashikueshëm"/ Të dënuarit e 302-it marrin

Të dënuartit e burgut 302 kanë refuzuar të ndajnë qelinë me vrasësin serial të grave, Dan Hutra.

Ata janë shprehur të frikësuar për faktin se nëse Hutra hyn në qelinë e tyre, mund të ketë sherre të dhunshme mes vrasësit serial dhe të burgosurve të tjerë.

Sipas të burgosurve Hutra është konfliktual dhe i paparashikueshëm. Si rjedhojë është refuzuar vendimi i Drejtorisë për ta mbajtur Hutrën në ambiente të përbashkëta.

Madje i njëjti veprim është bërë edhe për ushqimin, ku ai qëndron i vetëm. Askush nga personat e izoluar në këtë burg, nuk ka pranuar të ndajë qelinë me Dan Hutrën, duke refuzuar në mënyrë të plotë vendimin e Drejtorisë së Burgut, për izolimin e Hutrës në ambjentet e përbashkëta.

Nisur nga kjo situatë Drejtoria e Burgut, ka vendosur të mbajë të izoluar dhe vetmtuar Dan Hutrën, në një ambjent tjetër.

Procesi i ajrimit të tij dhe ushqimit, do kryhet veçmas nga të dënuarit të tjerë, duke e futur Hutrën në një rregjim special.

Autori, Dan Hutra, vrau me gjakftohtësi kunatën Hasime Dafkun dhe nusen e vëllait të ish-bashkëjetueses si dhe plagosi këtë të fundit dhe nënën e saj.

Ndërkohë ai vrau edhe Etleva Kurtin dhe plagosi me thikë të dashurën e tij si dhe i grabiti paratë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion