“Do të të vras”/ Kanosi me jetë vjehrrën, e pëson keq 36-vjeçari

Aktualitet

“Do të të vras”/ Kanosi me jetë vjehrrën, e

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit, pasi kanosi me jetë përmes telefonit vjehrrën e tij.

Gjatë kontrolleve në banesë 36-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pushkë të cilën e mbante pa leje.

36-vjeçari duhet të përballet tashmë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

“Nga hetimet paraprake të kryera, rezultoi se 36-vjeçari kishte kanosur për jetën, përmes telefonit, vjehrrën e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë që mbahej pa leje nga ky shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion