Krimi në Has i paralajmëruar? Dje viktima u konfliktua me autorin për pronat, përfunduan në spital...

Aktualitet

Krimi në Has i paralajmëruar? Dje viktima u konfliktua me autorin

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Has, ku një 34- vjeçar është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pla, teksa shkak dyshohet se është një konflikt pronësie dhe hakmarrje.

Viktima është Reshit Sallahu, i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga Ylber Jaku, 41-vjeç. Autori dyshohet se e ka pritur viktimën disa metra nga shtëpia sa po ka zbritur nga mjeti dhe e ka qëlluar duke i marrë jetën.

Viktima u gjet brenda makinës së tij, e cila kishte përfunduar në një kanal anësor në rrugë.

Sipas policisë, ngjarja ka lidhje me konfliktin e raportuar më 6 maj, ku prindërit e autorit përfunduan në spital pas përleshjes për shkak të sherrit për pronat, teksa kishin nisur hetimet për të dyja palët.

 

ME TE LEXUARAT