Nis Konklava në Vatikan! Ja kush është kardinali më favorit për t’u zgjedhur Papa i ri!

Bota

Nis Konklava në Vatikan! Ja kush është kardinali më favorit

Ka nisur pasditen e sotme konklava në Kapelën Sistine, ku 133 kardinalë do të nisin procesin e votimit për të zgjedhur Papën e 267-të të Kishës Katolike Romake.

Para fillimit të votimit, do të dëgjohet fraza e njohur latine “extra omnes”, që do të thotë “të gjithë jashtë”, duke sinjalizuar nisjen e konklavës dhe izolimin e plotë të kardinalëve nga bota e jashtme. Gjatë gjithë procesit, atyre u ndalohet përdorimi i pajisjeve elektronike apo çdo forme tjetër komunikimi me botën jashtë.

Në orët e para të mëngjesit, të gjithë kardinalët morën pjesë në meshën e posaçme në Bazilikën e Shën Pjetrit, me titullin “Pro eligendo Romano Pontifice”, për zgjedhjen e Papës së ri.

Sipas informacioneve që kanë dalë ditët e fundit, ndër emrat më të përmendur për fronin papnor është ai i kardinalit italian Pietro Parolin, ish-kryeministër i Vatikanit për 12 vjet dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Papës Françesku. Ai shihet si figurë që mund të ndërthurë prirjet progresiste me përfshirjen e klerikëve më konservatorë në drejtimin e Kishës. Ndërkohë, me shanse të konsiderueshme për zgjedhje përmenden edhe Patriarku Latin i Jeruzalemit, Pierbattista Pizzaballa, si dhe kardinali filipinas Luis Tagle.

I pari njihet për qasjen e tij të moderuar dhe përvojën në dialogun ndërfetar, ndërsa i dyti është një ndjekës besnik i linjës së Papës Françesku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion