"Shumë e ulët, tentoi të bënte pis lojën e Gjesit"/ Ish-banori i BBVIP4 reagon ashpër ndaj Laert Vasilit!

Showbiz

"Shumë e ulët, tentoi të bënte pis lojën e

I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Meridian Ramçaj për të komentuar ngjarjet e showbiz-it së fundmi, kryesisht lidhur me temën “A ka Big Brother pas mbylljes së Big Brother?”.

Lidhur me komentet e finalistit Laert Vasili për analfabetizëm sa i përket fituesit, Meridiani dha opinionin e tij.

“Nuk u mor me familjarët, me profesionin, u mor vetëm me ata brenda shtëpisë. Laerti pse u kujtua në fund? Ishte e ulët nga ana e tij. Triumfin donte t’a bënte pis”.

Më tej, ish-banori i “Big Brother VIP 1” dha një tjetër argument duke pohuar se shumë njerëz të famshëm, pjesë e showbizz-it nëpër botë, mund të mos kenë përfunduar studimet e larta për arsye të ndryshme.

“Kemi njerëzit me më influencë në botë që s’kanë shkollë”./ tar

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion