Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos, i dënuari për atentatin kundër Ines Hajrullës! 63-vjeçarja: S'kam konflikte

Aktualitet

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos, i

Një shpërthim me eksploziv është regjistruar mbrëmjen e 29 nëntorit në portën e banesës së 63-vjeçares Bakie Zoto, në lagjen “Partizani” të Vlorës. Mësohet se 63-vjeçarja Bakie Zoto është nëna e Gentian Zotos (Dauti), i dënuar për atentatit ndaj Ines Hajrullës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materiale në Prokurori pasi, më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjajres.”, njofton policia. 

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk të lënduar, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes si dhe po punon për identifikimin e autorit. Nga ana tjetër, 63-vjeçarja, e cila jeton e vetme, ka deklaruar për mediat se nuk ka pasur konflikte me askënd. 

“Vetëm jetoj. Erdhi dhe policia. Më shumë u bë tym. Jo fare asnjë konflikt. Kam kaq vite këtu në lagje. Nuk e di, jam habitur dhe vetë”, u shpreh Bakie Zoto.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion