“Njoh drejtorë”/ I mori para qytetarit duke i premtuar favore në shtet, arrestohet 54-vjeçari në Korçë (EMRI)

Aktualitet

“Njoh drejtorë”/ I mori para qytetarit duke i premtuar favore

Një 54-vjeçar, i identifikuar si Ilir Zisko, u arrestua nga Policia e Korçës, pasi dyshohet se ka mashtruar një person, duke i marrë 6,300 euro gjatë katër muajve.


Sipas njoftimit të policisë, Zisko i kishte marrë disa herë para 53-vjeçarit, duke i premtuar se do ta ndihmonte përmes njohjeve që kishte me disa drejtues të institucioneve shtetërore. Viktima e kallëzoi rastin pranë autoriteteve, çka çoi në hapjen e hetimeve.

“I mori 6300 euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 54-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një 53-vjeçar, se një shtetas i kishte marrë disa herë para, duke i premtuar se do ta ndihmonte me anë të njohjeve që kishte me disa drejtues të insitucioneve shtetërore, kanë kryer veprimet hetimore për rastin dhe kanë vënë në pranga shtetasin:

54 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas dyshohet se gjatë 4 muajve, i ka marrë 6300 euro, 53-vjeçarit, nëpërmjet mashtrimit.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion