Stuhia e fuqishme “paralizon” zonën e Atikës në Greqi, lumenjtë dalin nga shtrati dhe përmbytin rrugët
Lajmifundit
/
10 June 2021, 21:29
Bota

Stuhia e fuqishme përfshiu këtë të enjte zonën e Atikës, në Greqi. Shirat e rrëmbyeshëm dhe era e fortë shkaktuan mjaft probleme për banorët e zonës.
Stuhia e fortë “paralizoi” për disa minuta Atikën, ndërsa lumenjtë dolën nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme në qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve.
Në Atikën Perëndimore reshjet e shiut ishin më intensive dhe bllokuan rrugët për disa çaste. Në Kamatero dhe Fili, rrugët u përmbytën plotësisht.


