I gjithë fshati në ndjekje të 26-vjeçarit që vrau vëllanë, momenti kur nëna e thërret: Shihe mamin, djali im

Aktualitet

I gjithë fshati në ndjekje të 26-vjeçarit që vrau

Një 26-vjeçar që vuan nga probleme të shëndetin mendor, u arrestua pak më parë, pasi dyshohet se vrau vëllain e tij me thikë.

Top Channel publikoi videon, ku forcat e policisë dhe banorët e fshatit kërkojnë 26-vjeçarin.

Djemtë e fshatit duken teksa “kacavirren” nëpër mure për të parë nëse ndodhet në shtëpinë e braktisur aty pranë.

Ndërkohë dëgjohet nëna e djalit. E tronditur nga humbja e djalit të vogël dhe e shqetësuar për shëndetit e djalit të madh, ajo dëgjohet t’i thotë: “Shihe mamin djali im, hajde”.

Ndërkohë i kërkon policit që t’i japin ushqim dhe ta çojnë në spital, teksa ai i siguron që “nga policia nuk e prek kush me dorë”.

Sipas burimeve, 26-vjeçari së fundmi konsumonte lëndë narkotike, ndërsa më parë ka qenë i dënuar për dhunë në familje, por, pasi mbaroi dënimin u kthye sërish në shtëpi, pa u kuruar për problemet e shëndetit mendor./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion