I dogjën makinën në Vlorë, flet pronari: Policia të gjejë autorin, nuk kam asnjë dyshim

Aktualitet

I dogjën makinën në Vlorë, flet pronari: Policia të

Tre makina u përfshirë nga flakët në orët e para të së martës në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë në zonën e njohur si Albano&Romina. Nga zjarri u dogjën dy makina dhe pjesërisht një e tretë.


Sipas burimeve, dy nga mjetet i përkasin Petref Nezhës dhe Nerizan Hoxhës. Ky i fundit, mjeti i të cilit u dogj i pari, thotë se nuk dyshon tek asnjë person dhe se nuk e di pse ia kanë bërë këtë gjë.

“Unë punoj në ndërtim. Kam parkuar si çdo natë këtu. Nuk kam asnjë dyshim. S’e di pse më është bërë kjo gjë. Shpresoj që policia ta gjejë personin.”, tha ai.

ME TE LEXUARAT