I dënuar për shpërdorim detyre, del nga burgu ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Fran Tuci

Aktualitet

I dënuar për shpërdorim detyre, del nga burgu ish-kryebashkiaku i

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, i dënuar me shpërdorim detyre së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe Ndoc Marku.

Tuci ka shlyer dënimin prej 1 viti e 6 muaj me kohën e qëndrimit në paraburgim.

GJKKO pranoi kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit. 234 milionë lekë është dëmi i përllogaritur nga SPAK në buxhetin e shtetit për të cilin Tuci dhe dy të tjerët u shpallën fajtor, vendim që u la në fuqi edhe nga Apemi i Posaçëm.

Sipas organit të akuzës, Fran Tuci ka shpyllëzuar një zonë të madhe në bashkinë që drejtonte, duke ndërtuar një segment rrugor, për të cilën ai vetë thotë se i është kërkuar nga qytetarët e zonës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion