Tiranë, 3 të arrestuar për kokainë

Aktualitet

Tiranë, 3 të arrestuar për kokainë

Tre persona u arrestuan të hënën nga Policia e Tiranës, pasi u gjetën në posedimin e kokainës.

E. A., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë;

A. M., 46 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. S., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion