Hynë me forcë në një parukeri dhe vodhën artikuj të ndryshëm, autorët vëlla e motër!

Aktualitet

Hynë me forcë në një parukeri dhe vodhën artikuj

Hynë me forcë në një parukeri dhe vodhën artikuj të ndryshëm, gjatës natës, identifikohen 2 shtetas. Vihet në pranga 26-vjeçari, procedohet në gjendje të lirë motra e tij 17 vjeçe.

Sekuestrohen artikujt e vjedhur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas kallëzimit nga një shtetase, për vjedhje në parukerinë e saj, dje, në lagjen “Besëlidhja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Salon”, si rezultat i të cilit u zbardh vjedhja dhe u identifikuan 2 autorët e dyshuar.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi R. S., 26 vjeç, banues në Lezhë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëpunëtoren, motrën e tij 17 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion