Hyn në fuqi indeksimi i pensioneve, rritje me 4.1% për të gjithë të moshuarit
Lajmifundit
/
1 Tetor 2024, 14:45
Aktualitet
Sot hyn në fuqi vendimi i qeverisë për të indeksuar në masën 4.1% pensionet.
Me këtë ndryshim, pagesa mujore e një të moshuari në qytet bëhet afro 19 mijë lekë, ndërsa pensioni i një të moshuari në fshat arrin në 11.500 lekë.
Qeveria indekson pensionet, 4.1 për qind rritje, përfitojnë 791 mijë të moshuar
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Po ashtu, pensioni social shkon në 9.710 lekë në muaj, me një rritje prej 383 lekësh.
Përfitues të indeksimit do të jenë edhe ata të moshuar që dalin në pension gjatë këtij muaji.