Nuk pritej/ Lana Del Rey shpenzoi vetëm 350 euro për fustanin e bardhë

Showbiz

Nuk pritej/ Lana Del Rey shpenzoi vetëm 350 euro për fustanin e

Lana Del Rey është zyrtarisht një grua e martuar pasi kurorëzoi dashurinë me peshkatarin, Jeremy Dufrene, një javë më parë, vetëm një muaj pasi u zbulua romanca e tyre.

Këngëtarja, pasuria e të cilës është 30 milion euro mbajti një ceremoni shumë private dhe modeste.

Krijuesja e hitit “Summertime Sadness” u shmang nga stilistë të famshëm dhe të shtrenjtë në vend të kësaj zgjodhi një fustan nusërie në një dyqan lokal që ka kuhstuar jo më shumë se 400 euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çifti shkëmbyen betimet pranë ujit në Des Allemandes, Luiziana, në një ceremoni të thjeshtë të enjten, 26 Shtator. Në imazhet e publikuara, 39 vjeçarja shihet duke ecur drejt altarit shoqëruar nga babai i saj Robert Grant, ndërsa mban një buqetë me lule në dorë.

ME TE LEXUARAT