“Hygerta donte vetë të martohej”/ Krimi në Durrës, gazetarja: Pëllumbi e donte më shumë nga të gjithë fëmijët

Aktualitet

“Hygerta donte vetë të martohej”/ Krimi në

Gazetarja Glidona Daci deklaroi në “Top Story” se fëmijët që vranë babin Pëllumb Meta janë rritur me urrejtje nga nëna e tyre Blerina Meta, për viktimën.

Ajo deklaroi se vajza e madhe e ka përshkruar si një njeri autoritar Pëllumb Metën, ndërsa për sa i përket martesës së saj, ka deklaruar në polici se nuk është detyruar nga babi.

“Nuk e perceptoja dot që vajzë të kishte vrarë të atin, pasi zakonisht e kanë idhull. Vajza e madhe deklaroi se Pëllumbi, Hygertën donte më tepër nga të gjithë fëmijët, pasi ishte edhe më e vogla. Për pjesën e martesës së saj ajo është shprehur se i ka njohur i ati me mblesëri por ka qenë ajo që e ka njohur dhe ka dhënë vendimin për tu martuar.

Ajo e ka treguar thjesht si një njeri autoritar. Personat në lagje e përshkruajnë si një person autoritar në famile madje dhe të dhunshëm, ndërsa me të tjerët sillej shumë mirë.

Kur Hygerta ka treguar se ku e ka çuar babain, policia nuk besonte, pasi kur është hapur gropa kanë menduar se po i çonte në drejtimin e gabuar. Reagimi i saj tregonte… Hygerta ka qenë shumë e qetë, nuk e di si është rritur. Reagimi i tyre është shumë i qetë. Unë e kuptoj që Pëllumb Meta po të ishte një baba autoritar nuk do të bënte kaq shumë për fëmijët.

Ai djalin e madhe e ka dërguar jashtë shtetit deri në Britani. Këta fëmijë janë rritur nga nëna e tyre duke i mbushur me urrejtje ndaj babait. Nuk dua ta justifikoj Blerinën për të shkuarën e saj”, tha gazetarja.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion