Humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, vdes 24-vjeçari shqiptar në Itali (Foto)

Aktualitet

Humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, vdes 24-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 24-vjeçar nga Shqipëria. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, rreth orës 19:00, në provincën e Ternias. Viktima është Ricardo Kahuqi i cili në momentin e aksidentit po drejtonte një motor. Mediat italiane bëjnë me dije se viktima ishte bashkë me të dashurën e tij, 22-vjeç, e cila arriti të shpëtojë.

Mësohet shqiptari ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë jashtë rrugë. Sipas mediave italiane, motori ka kaluar në korsinë e kundërt dhe ka goditur nga pas një mjet tjetër, që rezultoi fatale.

Humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, vdes 24-vjeçari shqiptar

Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por 24-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë. Ndërkaq e dashura e tij ndodhet në spital, duke marrë mjekimet e duhura.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion