Horror në Greqi, gjendet një kokë njeriu në një qese

Aktualitet

Horror në Greqi, gjendet një kokë njeriu në një qese

Një ngjarje horror ka ndodhur në Greqi, ku autoritetet vendase gjetën një kokë njeriu brenda një qeseje.

Më konkretisht, koka u gjet rastësisht gjatë procesit të selektimit të mbetjeve të përziera në fabrikën e Kompanisë Ndërkomunale të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta në Akrotiri, Chania.

Autoritetet policore që po hetojnë rastin dyshojnë se pjesët e tjera të trupit janë shpërndarë nëpër çanta apo qese të tjera. 

Autoritete greke janë duke punuar për identifikimit të viktimës, por duket se zgjidhja e krimit konsiderohet i vështirë, pasi për më tepër nuk është denoncuar asnjë rast zhdukjeje pranë qytetit Chania.

ME TE LEXUARAT