Foto/ Sara zbulon lidhjen e veçantë të saj dhe Bardhit me Eglin dhe Gjestin!

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Gjordeni, ka zbuluar një rastësi interesante që e lidh me çiftin Egli dhe Gjesti.

Ajo tregoi se mikrofonët e banorëve, të cilët janë të shënuar me numra, kanë krijuar një ndërrim të veçantë: Egli mban mikrofonin e Sarës, ndërsa Gjesti atë të Bardhit.

Nga ana tjetër, Sara ka folur edhe për marrëdhënien e çiftit, duke dhënë një mesazh për të gjitha komentet që bëhen për ta në rrjet.
Ndërsa ndan mendimin e saj për secilin prej tyre, ajo u bën thirrje ndjekësve që të ndalin komentet negative dhe ofendimet ndaj dy banorëve, të cilët, sipas saj, po sjellin shumë emocione për publikun.


