Hapet linja e re ajrore Tiranë-Kretë, Balluku: Do t’u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj

Aktualitet

Hapet linja e re ajrore Tiranë-Kretë, Balluku: Do t’u

Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, njëherazi zv.kryeministre njofton hapjen e linjës së re ajrore Tiranë-Heraklion.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Balluku shprehet se kjo ‘ura e re’ mes Shqipërisë dhe Kretës, do t’i shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj.

“Tiranë – Heraklion është linja më e re që i shtohet familjes së destinacioneve nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Një urë e re mes Shqipërisë dhe Kretës, që do t’u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, por edhe do të sjellë më shumë vizitorë drejt vendit tonë.

TIA po rritet çdo ditë e më shumë, tashmë me 118 destinacione aktive dhe një rekord të ri në horizont, 12 milionë pasagjerë këtë vit“, shkruan Balluku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion