Hakerimi i sistemit të SPAK/ Kush ishin zyrtarët e grupit të WhatsApp-it ku shpërndaheshin materialet (EMRAT)

Aktualitet

Hakerimi i sistemit të SPAK/ Kush ishin zyrtarët e grupit të

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rastin e hakerimit të sistemit elektronik të SPAK. Në qendër të hetimeve janë tre persona: Agim Ismaili, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, por emra të tjerë janë përfshirë si pjesë e një rrjeti të strukturuar me qëllime të qarta.

Ky grup ishte pjesë e një strukture që koordinonte edhe shpërndarjen e materialeve të rrjedhura në media, për të goditur individë të caktuar në publik.

Në këtë grup ishin të përfshirë:

Sokol Ngresi – Anëtar i Gjykatës së Lartë, mik me Agim Ismailin;
Anton Martini – Drejtor i Hetimit Tatimor (nga e njëjta zonë me Agim Ismailin);
Dritan Palnikaj – Sekretar i Përgjithshëm në MBU (nipi i Agimi Ismailit);
Ermal Kënaçi – Shef i komisariatit nr.2 në Tiranë (Ish-shef sektori në SHKKB, i shkarkuar);
Melsi Beli – Punon në AKSHI (Lidhje e Agim Ismailit pasi e ka pas vartës te burgjet) larguar nga detyra;
Blerina Hoxha – Punon në AKSH (Lidhje e Melsi Belit);
Jonida Baçi– ish-drejtoreshë e ATP e shkarkuar nga detyra (nga hetimi del lidhje miqësie me Agim Ismailin);
Ylli Gaxholli– ish-punonjës në ATP i shkarkuar (Agjencinë e Pronave) lidhje e vjetër e Agim Ismailit dhe Jonida Baçit ish-drejtoreshë e ATP;
Maltin Malaj – ish -drejtor në DPB tek prokurimet me Admir Arbrin, drejtor i Burgjeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion