Habit analisti: Durim Bami mund të fundosë zyrtarë që lidhen me vrasjen e një politikani të lartë

Analisti Arjan Curri ka bërë një deklaratë “bombë”, në lidhje me arrestimin për herë të dytë të Durim Bamit në Dubai.
Curri u shpreh se Bami është arrestuar jo me kërkesë të autoriteteve shqiptare, por për ndërkombëtarët.
Sipas tij, Bami pritet që të vijë në Shqiëpri dhe të zbardhje një vrasje të profilit të lartë politik në vend, që do të trondisë opinionin publik.
AI madje hodhi edhe një hipotezë që SPAK, por edhe ndërkombëtarët mund t’i ofrojnë marrëveshje që të bëhet “pentito” për të “fundosur” kështu emrin e një politikani.
“Bamin nuk e ka sjellë Dumani, nuk e kanë marrë këta, por ua kanë sjellë. Të kujtojmë se Bami është arrestuar në qershor dhe është lënë i lirë dhe është riarrestruar. Pse për 3-4 muaj, një herë është liruar? Ne i kërkojmë ne, na i sjellin. Nuk ka rënë miti i Dubait për parajsës fiskale, penale. Bami është bërë personazh i rëndësishëm për amerikanët që kanë shumë ndikim në Dubai.
E dinë që Bami mund të zbardhë një vrasje të një profili të lartë të politikës. Këtu në vend nuk është edhe liria e fjalës. Le të bëjmë të njëjtën skenë. Shikuesit e nderuar e dinë se mund të bëjnë një lloj llogaritje që çfarë ka ndodhur tani afër që do vij Bami.
Cfarë di Bami që mund të fajësojë disa njerëz që kanë pasur profil të lart. Nëse Bami bëhet “pendito”, që t’i ofrojnë marrëveshje se po fole do të dënojmë lehtë. Nëse bëhet i dobishëm për të zbardhur një ngjarë që do trondisë mbarë opinionin publik. Mbrapa marrëveshjes mund të qëndrojnë ndërkombëtarët. Cdo gjë ka lidhje në këtë vend, nuk ka asgjë pa lidhje në këtë vend”, tha Curri në “Top Story”.


