"Edhe ne jemi stresuar nga Vettingu, por...", gjyqtari ia plas në sy kontrollorëve, Flora Ndreca shpërthen në lot

Aktualitet

"Edhe ne jemi stresuar nga Vettingu, por...", gjyqtari ia plas në

Në seancën e sotme gjyqësore, me dyer të mbyllura, ku u dhanë masat e sigurisë për tre kontrollorët e Rinasot, nga kqyrja e mesazheve të lexuara ka dalë edhe urdhri i një personi të katërt i cili shkruante “bllokoni kullën”.

Gazetasi.al raporton se gjykata ka pyetur tre të dyshuarit se kush është ky person.

“Është shtetasi K.D dhe është kontrollor në AÇ/ APP që është salla për menaxhimin e trafikut ajror”, mësohet të kenë thënë në këtë seancë tre të dyshuarit.

Ndaj gjykata i ka lënë detyrë prokurorisë ta identifikojë këtë person.

Flora Ndreca, e cila u la në arrest shtëpie, mësohet se ka shpërthyer në lot gjatë seancës duke deklaruar se i kishte falur jetën detyrës që kryente në Rinas.

“Kam një fëmijë të vogël. I kemi dhënë ALBKONTROL-it jetën, por dhe kemi marrë prej tij” u shpreh Ndreca.

Por gjykata, raporton Gazetasi ka komentuar: “Edhe ne jemi të stresuar nga vettingu, por nuk e braktisim detyrën. Përse nuk paralajmëruat për veprimet që do të kryenit dhe përse pas një viti konflikt ju u stresuat të gjithë në të njëjtën ditë?”

Dy të dyshuarit e tjerë Muhin Mezini dhe Armando Fezga të cilët u lanë në arrest me burg thanë se kanë komunikuar në ëhatsapp, pasi kanë rol në sindikatën e pavarur të kontrollorëve të trafikut ajror.

Armando Fegza, deklaroi se kishte porositur dhomat për të pushuar në hotelin pranë aeroportit stafi i kontrollorëve nga fondi i Sindikatës dhe jo nga xhepi i tij.

“Ne vendosëm të pushonim aty në hotel pasi ishim të stresuar” , këmbënguli Fezga, raporton GazetaSi.

ME TE LEXUARAT