Greva e doganierëve/ Të hënën BLLOKOHET për katër orë qarkullimi i makinave në Kakavijë

Aktualitet
Greva e doganierëve/ Të hënën BLLOKOHET për katër

Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se të hënën, më 27 tetor 2025, në pikën e kalimit kufitar Kakavijë nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në të dy drejtimet, për shkak të grevës së doganierëve grekë.

Sipas informacionit të marrë nga Policia Kufitare Greke, ndalimi do të jetë në fuqi nga ora 06:00 deri në orën 10:00 (me orën shqiptare).

Gjatë kësaj periudhe, do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë u kërkon mirëkuptim qytetarëve dhe i këshillon të planifikojnë udhëtimet e tyre me automjete në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat dhe problematikat në qarkullim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion