Greqia i dhuron Shqipërisë 20 mijë vaksina

Aktualitet

Greqia i dhuron Shqipërisë 20 mijë vaksina

Ambasada shqiptare në Greqi në një postim në Facebook konfirmon lajmin e pak ditëve më parë se Athina do i dhurojë vendit tonë 20 mijë vaksina kundër COVID-19.

“Sipas deklaratës zyrtare së zëdhënëses së qeverisë greke znj. Aristotelia Peloni, Greqia fqinje do t’i dhurojë Shqipërisë 20.000 doza të vaksinës kundër Covid-19, siç bëjnë shumica e vendeve evropiane për fqinjët e tyre të afërt.

Ecim përpara në bashkëpunimin mes dy vendeve dhe në projektet tona të përbashkëta. Faleminderit” mbyllet postimi i ambasadës shqiptare në Athinë.

E ndërsa nuk dihet se cfarë vaksinash do të bëjë dhuratë, vendi fqinj 20 mijë vaksina do i japë edhe Maqedonisë së Veriut në luftën kundër COVID-19.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion