Grabitja e argjendarisë në Kamzë/ Gjendet motori që përdorën autorët

Aktualitet

Grabitja e argjendarisë në Kamzë/ Gjendet motori që

Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me grabitjen e ndodhur pak ditë më parë në një argjendari në Kamzë. Raportohet se policia ka arritur të gjejë motorin e përdorur nga autorët gjatë grabitjes.

Sipas hetimeve, autorët kanë përdorur të njëjtën rrugë për të shkuar tek argjendaria dhe për tu larguar nga aty pas grabitjes. Ata lëvizën me një motor pa targa dhe përdorën rrugicat periferike të Kamzës, duke shmangur rrugët kryesore. Brenda biznesit ata kanë hyrë të maskuar dhe të armatosur, duke kërcënuar punonjësen. Dyshohet se një prej tyre ka shkuar si klient disa ditë më parë pasi e dinte saktësisht ku ndodheshin bizhuteritë me vlerë të lartë. Autorët u larguan duke marrë me vete bizhuteri ari me vlerë 1.5 milionë lekë.

ME TE LEXUARAT