Zjarri në Krastë të Krujës nën kontroll, 50 efektivë të Forcave të Armatosura vijojnë operacionin në terren
Lajmifundit
/
10 Gusht 2026, 11:27
Aktualitet

50 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në Krastë të Krujës, ku prej ditës së djeshme po punohet për izolimin e plotë të zjarrit.
Ministria e Mbrojtjes njofton se situata aktualisht është nën kontroll, ndërsa ndërhyrja është zhvilluar në një terren të vështirë.
Efektivët e Forcave të Armatosura, së bashku me forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë të qëndrojnë në terren për monitorimin e vatrave dhe ndërhyrjen në rast nevoje