Gjonaj: Më 14 qershor rinisin takimet e të burgosurve me familjarët, por duhet test negativ të të afërmit

Aktualitet

Gjonaj: Më 14 qershor rinisin takimet e të burgosurve me

TIRANË- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka bërë me dije se janë kryer në total 1520 testime në burgje, nga të cilët 656 për të burgosurit. Referuar shifrave, 204 kanë rezultuar me COVID dhe 451 negativ. Fatkeqësisht ka pasur edhe viktima nga të cilët 2 të dënuar kanë humbur jetën dhe 7 policë.

Ajo bëri me dije se janë lehtësuar masat anti-COVID.

“Kanë filluar lehtësimet e masave në burgje. Lehtësimi i masave kufizuese është fokusuar në 3 drejtime, kanë rifilluar takimet me takimet, dhënia e lejeve të veçanta dhe të aktiviteve sociale në këtë institucione. Masat e reja do të aplikohen nga 14 qershori për një periudhë, 1 takim në muaj duke respektuar, ku fmailjari duhet të tregojë testin pse që janë vaksinuar. Gjatë takimeve do të respektohen rregullat e tjera që do t vijojnë të jenë në fuqi. Për të mitur, 4 takime në muaj me të njëjtat kërkesa”, tha Gjonaj.

ME TE LEXUARAT