“Gjetën parajsën”, nga Dizdari i kokainës, te kunati i Lul Berishës dhe Çapja, bosët që u kapën në Dubai

Aktualitet

“Gjetën parajsën”, nga Dizdari i kokainës, te kunati

Florenc Çapja i kërkuar nga drejtësia shqiptare për porositjen e vrasjes së babë e bir, Nezir dhe Gentjan Beqiri u arrestua në Dubai dhe pritet që të ekstradohet për t’u gjykuar. Por anëtari i familjes Çapja në Elbasan nuk është i vetmi që është fshehur dhe arrestuar në Dubai.

Në harkun e 9 muajve në këtë vend janë arrestuar tre personazhe të njohur të akuzuar për drogë dhe vrasje. Në 17 shtator të vitit të kaluar u prangos Eldi Dizdari nga një operacion ndërkombëtar droge.

Një hetim i nisur prej vitit 2015 lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës të drejtuar nga një shqiptar, pronar i kompanisë “KOMPANIA BELLO” u finalizua në shtator në 10 shtete të ndryshme. Eldi Dizdari u arrestua në Dubai.


Në 11 Dhjetor u arrestua po në Dubai Plaurent Dervishaj, kunati i Lul Berishës. Ai u shpall në kërkim nga SPAK për vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në vitin 2005, por nuk u ekstradua në Shqipëri duke shpëtuar. Në 6 shkurt ai u lirua nga qelia në Emiratet e Bashkuara Arabe (lexo ketu).

Ndërkohë që i treti i arrestuar në Dubai është Florenc Çapja. Autoritetet shqiptare pritet që të nisin procedurat për ekstradimin e tij për t’u gjykuar për akuzat që janë ngritur kundër tij.

Por përse kanë zgjedhur Dubain për t’u fshehur?


Pak muaj më parë gazetari investigativ Artan Hoxha shprehej se bosët e drogës në Shqipëri kanë ndërtuar një parajsë fiskale në Dubai duke ikur nga drejtësia por edhe rivalët e tyre që mund të tentojnë t’i ekzekutojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion