Kundër Bashës, Harxhi: Gjëja e parë që do të bëj nëse bëhem kryetare e PD-së

Politikë

Kundër Bashës, Harxhi: Gjëja e parë që do të

Edith Harxhi në kuadër të fushatës për postin e kryetares së PD-së sot ishte në Korçë ku zhvilloi një takim me demokratët, ndërsa në krah kishte kryetarin e këshillit kombëtar Bujar Nishani. Harxhi shpalosi planin se çfarë do të bëjë në krye të PD-së nëse i japin besimin.

“Ditën e parë që do të zgjidhem dhe vendimi i parë që duhet të marrë Këshilli Kombëtar do të jetë kthimi i partisë te anëtarësia.

Gjithçka e strukturuar. Do të ndodhë ndryshimi i statutit me Kuvend Kombëtar me debat, do të ketë një këshill që do të ketë 120 vetë jo me 300 vetë si sot dhe një kryesi partie që 4-5 vetë vijnë nga kryesitë e degëve.


Sot Korça nuk është e përfaqësuar. Duhet të jetë patjetër përfaqësuesi i Korçës në Kryesinë e PD-së. Dhe e treta, duhet të bashkohemi dhe të hapemi drejt rinisë” tha ajo.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion