Gjendet magazina me qindra koli fishekzjarresh në Tiranë, arrestohet 24-vjeçari

Aktualitet

Gjendet magazina me qindra koli fishekzjarresh në Tiranë, arrestohet

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Fireworks”, duke goditur një rast të shitjes së paligjshme të fishekzjarreve në kryeqytet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një magazinë në rrugën “Besim Fagu”, shërbimet e Komisariatit Nr. 4 sekuestruan qindra koli me mijëra fishekzjarre të llojeve të ndryshme dhe arrestuan në flagrancë pronarin, një 24-vjeçar që i mbante me qëllim tregtimin.

Njoftim:

Finalizohet operacioni policor “Fireworks” për ndalimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret.

Konstatohet një magazinë në rrugën “Besim Fagu”, ku mbahej një sasi e madhe fishekzjarresh, me qëllim shitjen. Vihet në pranga pronari i magazinës. Sekuestrohen qindra fishekzjarre të modeleve të ndryshme, të paketuara në koli.

Si rezultat i 40 kontrolleve intensive të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, në zbatim të planit të masave me objekt kontrollet e subjekteve që shesin në mënyrë të paligjshme lëndë piroteknike/fishekzjarre, nga ana e shërbimeve të Policisë së Komisariatit Nr. 4, është konstatuar një magazinë në një garazh, në rrugën “Besim Fagu”, Tiranë, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarre, me qëllim shitjen.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në këtë ambient, është kapur në flagrancë dhe arrestuar pronari i tij, shtetasi I. K., 24 vjeç.

Gjatë kontrollit në magazinë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, qindra koli me mijëra fishekzjarre të modeleve dhe madhësive të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët që të mos përdorin lëndë piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara në aktet në fuqi, pasi do të ndëshkohen konform ligjit. Kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion