Gjendet i pajetë një emigrant në Drenovë të Korçës, çfarë dyshohet
Lajmifundit
/
18 Prill 2024, 08:25
Aktualitet

Një emigrant nga vendet e Lindjes është gjetur i pajete gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Drenove të Korçës.
Trupi i emigrantit u konstatua nga banorët e fshatit të cilët më pas njoftuan policinë.
Ekspertet mjeko-ligjore nuk konstatuan shenja dhune.
Paraprakisht, dyshohet që emigranti i moshës rreth 25 vjeç të ketë gjetur vdekjen për shkaqe natyrore.
Territori mbi fshatin Drenove, shpesh shërben si shteg kalimi për emigrantet e vendeve të Lindjes ,të cilët hynë në territorin tonë nga Greqia, duke udhëtuar në këmbë nga zona e Dardhës dhe Arrëzës.


