Gjendet fëmija i braktisur në Bulevardin e Tiranës, familja shkon në polici dhe e merr në banesë

Aktualitet

Gjendet fëmija i braktisur në Bulevardin e Tiranës, familja shkon

Nje femije i moshes 3-4 vjec eshte gjetur diten e sotme nga policia ne Bulevardin e Tiranes.

Ne njoftimin e saj policia jep edhe pershkrimin e femijes dhe ben apel qe familjaret te paraqiten per ta marre.

Pak pas njoftimit, familjaret jane paraqitur ne polici dhe kane marre femijen ne banese.

Njoftimet e policise:

Më datë 30.04.2025, rreth orës 16:00, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë një fëmijë i mitur rreth moshës 3-4 vjeç, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai mban të veshur një palë xhinkse ngjyrë blu dhe një bluzë me kapuç ngjyrë blu.

Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Duke iu falenderuar për bashkëpunimin.
Në lidhje me njoftimin e dhënë mbi fëmijen e mitur të gjetur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i mituri iu dorezua familjarëve, në gjendje të mirë shëndetsore.

ME TE LEXUARAT