Gjendet eksploziv pranë "Velierës" në Durrës, në afërsi të banesës së Vangjush Dakos

Aktualitet

Gjendet eksploziv pranë "Velierës" në Durrës,

Një sasi lënde plasëse është konstatuar mbrëmjen e kaluar pranë zonës së njohur si "Veliera" në Durrës. Menjëherë pas gjetjes, forcat xhenio ndërhynë dhe kryen një shpërthim të komanduar për neutralizimin e rrezikut.

Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen, dhe nuk janë bërë të ditura detaje mbi autorët apo motivet e mundshme.

Në afërsi të vendit ku u gjet lënda plasëse ndodhet edhe banesa e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

Megjithatë, nuk ka të dhëna që të lidhin drejtpërdrejt këtë ngjarje me ndonjë person të caktuar, dhe aktualisht nuk mund të flitet për një objektiv të mundshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion