Gjenden mbetje të një kafke njeriu në fshatin Tërbaç të Vlorës

Aktualitet

Gjenden mbetje të një kafke njeriu në fshatin Tërbaç

Janë gjetur në Tërbaç mbetje kockore, të cilat dyshohet se janë nga një kafkë njerëzore.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim.

Ndërkohë materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Komisariatit të Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 01.10.2025, në fshatin Tërbaç, janë konstatuar nga një bari i zonës disa mbetje kockore (e dyshuar kafkë njerëzore), të cilat do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim. Vijon puna për hetimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

ME TE LEXUARAT